×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Publikohen pamjet e shpërthimit në një fabrikë çokollate në Pensilvania, së paku dy të vdekur

    Insajderi
    25 March 2023 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë humbur jetën dhe nëntë janë zhdukur nga një shpërthim që ndodhi mbrëmjen e së premtes në një fabrikë çokollate në shtetin amerikan të Pensilvanisë.

    Shefi i Policisë së Qarkut West Riding, Wayne Holbein, konfirmoi se dy persona kanë ndërruar jetë, nëntë të zhdukur dhe disa të plagosur në shpërthimin në fabrikën R.M Palmer në lagjen me të njëjtin emër.

    Shpërthimi ndodhi rreth orës 17:00 me orën lokale (9:00 pasdite CET), dhe një ndërtesë në kompleksin e fabrikës u shkatërrua, ndërsa një ndërtesë ngjitur u dëmtua.

    Shkaku i shpërthimit është duke u hetuar, tha Holbin në një konferencë për shtyp.

    Ai tha se nuk kishte asnjë rrezik të mëtejshëm, por u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin zonën brenda një perimetri prej 100 kilometrash rreth fabrikës, e cila ndodhet në veriperëndim të Filadelfias.

    Një zyrtar shëndetësor tha se tetë persona u dërguan në spitalin e Readingut. Nuk dihet ende për gjendjen e të shtruarve.

    Ndryshe, zyrtarët gjithashtu nuk kanë zbuluar emrat e viktimave para se të njoftohen familjarët e të ndjerëve. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark