×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Publikohen pamjet e sulmit të Rusisë me rreth 70 dronë mbi Kiev

    Insajderi
    25 November 2023 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rusia e ka sulmuar Ukrainën me një numër rekord dronësh iranianë në orët e para të së shtunës. Ky vlersohet se është sulmi më i madh me dron në Kiev që kur nisi lufta vitin e kaluar.

    Për më shumë se gjashtë orë, sistemet e mbrojtjes ajrore të Kievit bënë jehonë nëpër qytet.

    The Sun ka publikuar pamjet që tregojnë këto sulme masive.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cilësoi si “veprime të qëllimshme terroriste”.

    Rusia i lëshoi rreth 70 dronë shahed në Ukrainë pikërisht në prag të ditës së përkujtimit të gjenocidit të Holodomorit”, shkroi Zelensky në rrjetin social X.

    Mbrojtja Ajrore e Ukrainës tha se i ka rrëzuar 71 prej 75 dronëve – rreth 60 mbi Kievin – me të cilët Rusia e sulmoi të shtunën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark