×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Publikohen pamjet kur Izraeli bëri rrafsh me tokë 100 objektiva në Rripin e Gazës

    Insajderi
    20 October 2023 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria izraelite tha se ka sulmuar mbi 100 objektiva gjatë sulmeve ajrore në Rripin e Gazës duke publikuar gjithashtu edhe pamjet e sulmeve në llogarinë e tyre në rrjetin social X.

    Sipas tyre, këto sulme u kryen në objektivat operacionale të organizatave terroriste derisa deklaruan se kanë vrarë gjithashtu një pjesëtar të tyre, transmeton Telegrafi.

    “Gjatë natës, aeroplanët luftarakë sulmuan mbi njëqind objektiva operacionale të organizatave terroriste në Rripin e Gazës, duke shkatërruar boshte tunelesh, depo municionesh dhe dhjetëra shtabe operative”, ka shkruar ushtria në postimin e tyre.

    Bazuar në këto pamje, objektet u bën rrafsh me tokë aty pas goditjeve të forta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark