×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Publikohet audio-inçizimi i komandantëve rus duke urdhëruar vrasjen e civilëve 

    Insajderi
    07 April 2023 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është publikuar audio-incizimi në të cilin dëgjohen urdhërat e komandantëve rus për të vrarë civil në zonat e pushtuara të Ukrainës.

    Videon e siguruar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SSU), dëgjohet komandanti duke urdhëruar ushtarin të vras civilët që ndodheshin në një veturë në lëvizje.

    “Q* nënën vritni të gjithë. Çka dreqin kini ju nënëq*rë?” shtoi eprori i tyre me zemërim me ngurrimin e tyre për të vrarë civilët”, janë fjalët e komandantit, te cilat dëgjohen në videon e publikuar nga SSU, përcjell Insajderi.

    Ndërkaq, një ushtar tjetër rus dëgjohet duke u ankuar që po detyrohen nga komandantët të sulmojnë drejt një fshati ku ata janë më pak në numër se ukrainasit.

    “Tash çfarë ndodh? Ata janë në të majtë, të djathë, ata na kanë rrethuar. Nuk ka mbështetje. S’ka aviacion fare” , dëgjohet ushtari duke thënë, pra kjo lë të nënkuptohet se ai ka qenë I rrethuar nga pala tjetër.

    Sipas ekspertëve arsyeja se pse po kapen komunikimet ruse është se Rusia i ka furnizuar ushtarët me radiolidhje me teknologji të vjetra.

    Kjo po shihet si dështim i njërës prej ushtrive më të fuqishme në botë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark