Një fotografi e veçantë është publikuar në internet, që nuk na ka rastisur ta shohim më herët.
Në këtë foto shihen dy burra, partizanë shqiptarë gej të cilët puthen bashkë në buzë teksa të tjerët i shikojnë duke qeshur e dikush edhe i ka fotografuar.
Kjo fotografi është e vitit 1944 dhe është bërë në Tiranë, shkruan Express.
Sipas faqes që ka publikuar foton, thuhet se kjo është një fotografi që është fshehur për shumë vite dhe ka pasur një X të kuq mbi të, duke lënë të kuptohet se përmbajtja e saj nuk aprovohej nga censurimi komunist.
Homoseksualizmi, sipas historisë, ka qenë mjaft i përhapur mes shqiptarëve, sa që i janë kushtuar edhe vargje dhe këngë.
Këngët e arshikëve e dylberëve, me të cilat pak a shumë jemi të gjithë familjarë, janë të panumërta dhe të përhapura edhe në Kosovë e Shqipëri.
Në fakt mendohet që në Shqipëri, marrëdhëniet homoseksuale u ndaluan me ardhjen e diktaturës.