×
  • Sport
  • Sport

    Publikohet lista e futbollistëve të ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës – ylli i Ballkanit dhe Albion Rrahmani pjesë e saj

    Insajderi
    31 August 2023 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Selektori i Kosovës, Primozh Gliha ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e shtatorit që i takojnë kualifikimeve për “Euro 2024”.

    Në listën e publikuar të enjten, Gliha ka përfshirë 27 futbollistë, ndërsa nuk kanë munguar as risitë.

    Gliha ka ftuar mesfushorin e skuadrës së Ballkanit, Meriton Korenicën. Në fakt, Korenica është lojtari i vetëm nga Superliga e Kosovës që është ftuar nga Kosova.

    Po ashtu, pas një kohe të gjatë është ftuar edhe Bernard Berisha që luan tek Akhmat Grozny. Andi Hoti e Valon Zumberi do të jenë pjesë e grumbullimit të Kosovës, sikurse edhe Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi.

    “Dardanët” të hënën nisin grumbullimin për duelet që i kanë me Zvicrën dhe Rumaninë në kuadër të Grupit I kualifikues.

    Ndeshjen e parë, Kosova e kundër Zvicrës më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndërsa, tri ditë më vonë, luan në udhëtim ndaj Rumanisë.

    Pas katër ndeshjeve të zhvilluara në këto kualifikime, Kosova ka tubuar tri pikë dhe renditet e parafundit në grup dhe me pak gjasa për kalim tutje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark