×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Punëtorët e KEK-ut sërish protestojën, këto janë kërkesat e tyre

    Insajderi
    20 February 2024 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK sot ka mbajtur protestë para zyrave të kësaj kompanie në Prishtinë.

    Protesta paqësore është mbajtur kundër vazhdimit të tenderimit të këtij departamenti, që sipas tyre është i paligjshëm; si dhe për pagat e ulëta dhe kushtet e punës.

    Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, tha se kërkesa e tyre është që vendimi për tenderim të shfuqizohet.

    “Sot jemi këtu edhe njëherë t’u tregojmë Korporatës Energjetike të Kosovës, sepse ky departament nuk është privatizuar, por është huazuar, dhe sot e 20 vite tenderohet në mënyrë të paligjshme edhe sot është duke u tenderuar në mënyrë të paligjshme. Kohëve të fundit kemi edhe një raport të auditorit të brendshëm, ku tregon që nuk është në përputhje me kontratën, prandaj ne po dyshojmë se këtu ka hile dhe ka korrupsion, dhe kjo është arsyeja ajo cila tenderohet, edhe tashti e tutje ju bëjmë thirrje menaxhmentit të KEK-ut që ky departament i huazuar t’i kthehet KEK-ut aty ku e ka pasë vendin”, ka deklaruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark