×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Punëtorët e KQZ-së të frikësuar në Veri, iu shkruajnë shefave – Insajderi sjell dokumentin

    Insajderi
    08 December 2022 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Punëtorët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Veri janë shprehur të frikësuar për të vazhduar punën lidhur me zgjedhjet, nëpër zyrat e tyre atje. Gazeta Insajderi ju sjell dokumentin e plotë.

    Punëtorët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Mitrovicës së Veriut sot përmes një letre drejtuar institucioneve gjegjëse, janë shprehur se është e pamundur të vazhdohet puna, pas situatës së shkaktuar atje.

    Madje potencohet se njëri nga punonjësit nën përcjellje të policisë ka tentuar të futet në zyrën e tij por ka qenë sërish e pa mundur për shkak sulmit të serbëve që kanë bërë në drejtim të zyrave të tyre.

    “Sa për informimin tuaj zyra jonë është e demoluar pothuajse tërësisht”, thuhet në letër përcjell Insajderi.

    Si rrjedhojë ata janë shprehur se ata dhe familjarët e tyre po ndihen të rrezikuar.

    “Ne si staf civil nuk jemi të përgatitur të veprojmë në rrethana ku ka gjuajtje me armë zjarri dhe bomba dore”, vijon tutje shkrimi.

    Ndërkohë, theksojnë se kontakti me administratën komunale në Veri të Mitrovicës është e pamundur të merren informata mbi gjendjen e qendra të votimit, kjo për shkak se ato menaxhohen nga serbët.

    Në fund të letrës punonjësit kanë kërkuar që të kontakti me administratën komunale të iu mundësohet përmes MAPL-së.

    Ndërkaq sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën për media është pyetur për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri.

    Ai tha se bindja e tij personale është që Policia ka kapacitete për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve.

    “Unë mund t’iu tregoj përshtypjet dhe bindjen time personale. Unë jam i bindur që Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet e nevojshme që të garantojë të gjitha proceset demokratike në Republikë ne Kosovës. Për më shumë, normalisht që janë institucionet përgjegjëse që marrin vendimet, është presidentja e Kosovës, KQZ… Për sa më takon mua, PK po dëshmohet si një polici e aftë për të kryer detyrat e saj ligjore. Ndërkohë ne po presim planin e KQZ-së lidhur me aktivitetet e parapara që ky proces të vejë mbarë. Në bazë të këtij plani pastaj PK bën vlerësimet e nevojshme dhe rekomandimet për institucionet politike vendimmarrëse e cila përfundon me vendimin e presidentes Osmani”, deklaroi ai.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark