×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës nesër e pasnesër

    Insajderi
    19 January 2023 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër dhe pasnesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    20.01.2023

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Prizren

    1.

    NS 110/35/10[kV] Prizren 1 do të ndërprehet:

    LP 10[kV] Bodrumi  (kodi: 30000014) prej orës 11:00  deri në ora 13:00

    Vendet: fshatrat: Atmagjë, Gjonaj, Karashëngjegji, Kojushë, Mazrek, Nashec dhe Zym i Hasit.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, rregullimi i ndarësit të tokëzimit.

    2.

    Nga TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërprehet:

    LP 10[kV]  Rahoveci (kodi: 30000015) nga ora 13:00 deri 15:00

    Vendet: Euro Graniti, Atmaxha I, Atmaxha II, Tupeci I, Tupeci II, Tupeci III, Landovica, Tulltorja I dhe  Tulltorja II.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, rregullimi i ndarësit të tokëzimit.

    21.01.2023

    Punime nga palët e treta

    Prishtinë

    1.

    Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 2 do të ndërprehet:

    LP 20[kV] Dalja nr.4   (kodi: 11000075 ) në dy termine prej orës 10:00 deri 10:10 dhe nga ora 13:20 deri në ora 13:30

    Vendet: një pjesë e rr. Xhemajl Berisha, Rezervari i Ujit Batllava në Velani, rr. Ymer Prizreni, Sali Nivica, objekti banesore afër Viva-s (përballe banesave të bardha), Objektet banesore në rrugën B afër Royall mall, deri te udhëkryqi mes rr. Agim Ramadani (semaforat) – rruga B.

    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

    2.

    Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

    LP 20[kV] Dalja nr.4 (kodi: 19000075) në dy termine prej orës 10:00 deri 10:10 dhe nga ora 13:20 deri në ora 13:30

    Vendet: rr. Malush Kosova, Ahmet Gashi, Ernest Koliqi, Prekazi, një pjesë e objekteve banesore në rr. B nga rrethi tek ViVa e deri te udhëkryqi me rr. Agim Ramadani (semaforat).

    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

    3.

    Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

    NS 20/0.4[kV] TS Lagjja e Spitalit 1 (kodi: 19000075189 ) prej orës 10:00 deri në ora 13:30

    Vendet: Objekt banesorë (konsumatorë ) në rr Ernest Koliqi.

    Arsyeja: Realizimi i sistemit  hyrje – dalje 10kV, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark