×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Pupovci: Dorëheqjen formale nuk e kam paraqitur ende, në MASHTI do të jem deri në fund të vitit

    Insajderi
    24 November 2022 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka folur pas lajmit se ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit, për çka ka thënë se këtë pozitë do ta mbajë vetëm deri në fund të vitit 2022.

    Ai ka konfirmuar për KosovaPress se arsyet e dorëheqjes së tij janë personale dhe se dorëheqjen e tij ua komunikuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ndonëse dorëheqjen formale nuk e ka paraqitur ende.

    “Është e vërtetë se kam planifikuar që deri në fund të vitit 2022 të tërhiqem nga posti i zëvendësministrit të MASHTI dhe këtë ja kam komunikuar ministres Nagavci dhe kryeministrit Kurti në tetor. Arsyet janë të natyrës personale. Për korrektësi, dorëheqjen formale nuk e kam paraqitur akoma, por këtë do ta bëj në kohën e duhur, kur t’i përfundoj edhe disa punë që i kam filluar dhe në koordinim me ministren e kryeministrin”, ka thënë ai.

    Pupovci ka thënë po ashtu se edhe pasi të jetë larguar nga posti i tanishëm do të mbetet aktiv në fushën e arsimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark