×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Putin do të vizitojë Turqinë në prill

    Insajderi
    22 March 2024 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasi udhëtimi u shty për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Rusi, Putin do të vizitojë Ankaranë për të konfirmuar nivelin e marrëdhënieve të mira ndërpersonale që ka me Erdogan.

    Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Ankaranë më 23 prill, ku do të takohet me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, sipas raporteve turke.

    Gjatë një bisede telefonike, “Presidenti Recep Tayyip Erdogan shprehu besimin e tij se zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve midis Turqisë dhe Rusisë do të vazhdojë dhe shprehu gjithashtu gatishmërinë e Turqisë për të luajtur një rol ndërmjetësues për ta sjellë atë në tryezën e negociatave me Ukrainën “, siç theksohet në një deklaratë e presidencës turke.

    Marrëveshja e drithërave dhe krijimi i një qendre tranziti të gazit rus në Turqi pritet të jenë pikat kryesore të diskutimit midis dy liderëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark