×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Putini fajson Perëndimit për luftën në Ukrainë

    Insajderi
    23 August 2023 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti rus Vladimir Putin  tha se veprimet e Rusisë në Ukrainë janë kundërpërgjigje ndaj një lufte “të lëshuar” nga Perëndimi.

    Ai gjatë një video-adresimi në samitin e Brics në Afrikën e Jugut fajësoi disa shtete se siç tha po “promovojnë kolonializmin” që çoi në një “krizë të tmerrshme” në Ukrainë.

    Putin deklaroi se “aspirata” e tyre për të “ruajtur hegjemoninë e tyre në botë”, çoi në një grusht shteti në Ukrainë (në 2014).

    “Rusia vendosi të mbështesë njerëzit që luftojnë për kulturën e tyre, për traditat e tyre, për gjuhën e tyre dhe për të ardhmen e tyre”, theksoi ai.

    Kryetari i Rusisë deklaroi më tutje se veprimet e Rusisë në Ukrainë janë të dizajnuara për t’i dhënë fund luftës që sipas tij “u nis nga Perëndimi kundër njerëzve në Donbas” në Ukrainën lindore, shkruan Klan Macedonia, transmeton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark