×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pyet axha i viktimës: Si është e mundur që “Kobra” në rreth 20 raste del triumfator kundër shtetit?

    Insajderi
    05 January 2023 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Besim Cengu ka folur për rastin e vrasjes së nipit të tij, Visart Cengut, i cili është varrosur dje.

    “Si është e mundur që ky person zihet me armë dhe lirohet. Në rreth 20 raste ai del triumfator si individ kundër shtetit”.

    Ai tutje ka shpjeguar se për ku ishte nisur nipi së bashku me dy shoktë e tij.

    “Ata tre djem kanë shku në Prizren për të ngrënë darkë për qejf. Djemtë tanë nuk kanë hëngër darkë aty, janë ndalë aty, vetëm për ndonjë kafe ose birrë”, ka thënë ai në Pressing, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    “Pas një mos marrëveshje në lokal, ata janë qëllu duke ikur nga pronari që e menaxhon atë lokal”.

    Ai ka thënë se ata nuk janë ndalu prej frikës, madje ka thënë se “bile nuk ka ditë as që e kanë njeriun e vrarë”.

    “Ai ka ardhur i vdekur këtu. Shokët e vet kur kanë dalë këndej e kanë kuptu”, thotë tutje ai.

    Cengu thotë se djemtë kuksianë “nuk kanë pas asnjë lloj faji.

    “Edhe në kontrollin që i ishte bërë makinës nuk është gjetur asnjë fishek, pra nuk ka pas as edhe një fishekë”.

    Lexo edhe:

    Si ndodhi vrasja

    Pardje në orët e para të mëngjesit, nga të shtënat me armë zjarri ka vdekur një 31-vjeçar dhe një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri, në një lokal në Prizren.

    Dyshohet se biznesmeni Dibran Hoxhaj, ka qëlluar me armë zjarri drejt tre të rinjve nga Kukësi, teksa ata ishin duke u larguar me makinë nga lokali.

    Plumbat kanë prekur dy prej të rinjve, ndërsa i kanë marrë jetën Visart Cengut dhe kanë plagosur Rufgen Shehun.

    Visart Cengu është 31 vjeçari që ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Kukësit. Ndërsa Rufgen Shehu sipas policisë ndodhet në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën.

    Shoku i tyre, Arben Basha ka deklaruar në polici se ndaj tyre ka qëlluar Dibran Hoxhaj në momentet që ata po largoheshin me automjet nga lokali.

    Lexo edhe:

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se pronari i lokalit Kobra City, Dibran Hoxhaj është arrestuar, pasi dyshohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi.

    Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Gazetën Insajderi se së bashku me Hoxhën në stacionin policor janë shoqëruara edhe pesë persona të tjerë./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark