×
  • Lajme
  • Lajme

    Pyetjet që iu bën dëshmitarit në seancën ndaj Salih Mustafës

    Insajderi
    02 November 2021 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është duke vazhduar seanca e gjykimit ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Sot ka vazhduar dëshminë dëshmitari i radhës në rastin e Mustafës, teksa në vazhdimin e seancës ai u pyet për rolin që ka pasur Agron Xhemajli në UÇK.

    Dëshmitari tha se Xhemajli ka qenë udhëheqës i policisë ushtarake.

    Pjesë nga dëshmia:

    Prokurori: z. Dëshmitar kemi edhe disa pyetje pasuese lidhur me atë se çfarë u tha më herët dhe do të përfundojmë me marrjen në pyetje. A e  dini ju në kohën e ndodhive, të ngjarjeve që po diskutonim, a e njihni t se kush është një person me emrin Agron Xhemajli?

    Deklarata e dëshmitarit e paqartë.

    Prokurori: A është ky pjesëtar i UÇK-së?

    Deklarata e dëshmitarit e paqartë.

    Prokurori: Çfarë roli kishte ai brenda UÇK-së?

    Dëshmitari: Bash mirë nuk e di rolin e tij. Ai ka qenë udhëheqës i policisë ushtarake, nuk e di cilën.

    Pas këtyre pyetje prokurori kërkoi që seanca të kalojë private.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark