×
  • Lajme
  • Lajme

    Qëndresa Sadriu deputetja e re shqiptare në Parlamentin e Cyrihut

    Insajderi
    07 May 2019 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qëndresa Sadriu është zgjedhur rreth një muaj më parë deputete në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut. Ndërsa sot, ajo, si shqiptarja e parë në këtë post në këtë kanton, ka publikuar në faqen e saj të facebookut fotografinë nga mbledhja e parë e parlamentit në përbërje të re.

    Me këtë rast ajo u është drejtuar miqve dhe dashmairësve të saj me një përshëndetje të thjeshtë: “Proud” ??? (krenare). Mbledhja e parë konstituive e Parlamentit Kantonal, Zürich. Die erste konstituirende Sitzung des Kantonalen Parlaments-Zürich. Faleminderit të gjithëve?? Danke euch allen”, shkruan ajo.

    Qëndresa Sadriu, siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, është një politikane e re nga mosha por me përvojë të konsiderueshme në politikën lokale dhe tashmë edhe kantonale të Zvicrës. Ajo është prej dy mandatesh këshilltare komunale ndërsa prej një viti, edhe kryetare e Asamblesë Komunale të Komunës Opfikon .

    Në zgjedhjet e kaluara, në vitin 2015 Qëndresa Sadriu pati kandiduar për vendin e deputetets në Parlamentin Fedreal të Zvicrës. Ndonëse ka qenë garuesja më e suksesshme në mesin e shqipütarëve por votat nuk i kishin mjaftuar për tu zgjedhur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark