×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Qerkini: Ky pushtet sikur gjakpirësat e viteve 98/99

    Insajderi
    15 July 2023 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka thënë sot në protestë se Qeveria Kurti është e njejtë si kriminelët në kohën e luftës në Kosovë, shkruan Insajderi.

    Qerkini tha se asnjë punë të mirë nuk po shohin që tri vite, derisa shtoi se nuk do të ndalen nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.

    “Ky pushtet sikur gjakpirësat e viteve 1998/99. Ku janë ata që ia dhanë mbi 50%, le të dalin qetu përpara. Rrini të fortë veteranë, folni qysh kena me punu. Kjo është e vogël çka kena me ba nëse nuk iu hinë në vesh atyne”, tha ai.

    “Ka mi pru 200 vet prap qetu kur të doni. Asni sen t’mar spo shohim që gati 3 vjet”, deklaroi Qerkini.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark