×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qesharake – Ja si e arsyeton Arbërie Nagavci dështimin në PISA

    Insajderi
    05 December 2023 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    PISA ka publikuar edhe rezultatet e testimit për vitin 2022. Kosova ka dështuar duke u renditur pothuajse në vendet e fundit.

    Sa iu për ketë rezultateve në matematikë, Kosova renditet në vendin e shtatë prej fundit të listës, me 355 pikë, apo krahasuar me vitin 2018, 11 pikë më pak.

    Në shkencë, Kosova renditet e katërta prej fundit, me 357 pikë, apo tetë pikë më keq sesa në vitin 2018.

    Sa i përket leximit, Kosova po ashtu zë fundin e tabelës, me 342 pikë apo 11 pikë më pak se në vitin 2018.

    Por, këtë dështim Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci e arsyetoj në një formë qesharake, për këtë ia la fajin panedemisë.

    Siç tha ajo rezultatet kanë qenë të pritshme.

    “Rezultatet të cilat janë bërë publike kanë qenë të pritshme, duke marrë parasysh që e kemi pasur një situatë pas pandemisë, ku mësimi është zhvilluar me probleme. Kjo ka qenë e pritshme. Këtu e shtojmë që pandemia ka sjell sfida të tjera të mësimdhënësit e nxënësit për shkak të mungesës së kushteve”, tha ajo në konferencën për media.

    Në vitin 2018, nxënësit kosovarë kishin shënuar në lexim 353 pikë, në matematikë 366 dhe në shkencë 365

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark