×
Insajderi / Insajderi

“Qeveria ka detyra e obligime”, Nagavci i arsyeton vonesat para gazetarëve

Insajderi
27 January 2023 - 00:06
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Para dy ditësh pas mbledhjes së ekzekutivit, ishte paraparë që Murati të mbajë një konferencë për gazetarë, por që e njëjta ishte bojkotuar, pasi gazetarët kanë pritur për afër një orë.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci,  në emisionin “Prime Time”, ka folur rreth bojkotimit nga gazetarët të konferencës së organizuar dje nga vetë ajo dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Nagavci ka thënë se vonesa nuk ka qenë për shkak të neglizhencës por vazhdimit të mbledhjes duke thënë se zëdhënësi i Qeverisë për këtë u kërkoi falje gazetarëve duke u premtuar se nuk do të ndodh më.

“Mendoj që është e rëndësishme që të kemi bashkëpunim, është e rëndësishme që informatat tona të përcjellën tek qytetarët dhe po ashtu është e rëndësishme për mediat që të marrin informata dhe të i transmetojnë. Si tek rasti i Qeverisë, pas përfundimit të mbledhjes vazhduam mbledhjen edhe pak me dyer të mbyllura, por për këtë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i njoftoj mediat dhe ju kërkoj falje dhe mirëkuptim dhe ju dha garanci që nuk do të përsëritet një gjë e tillë sepse vonesa jonë nuk ishte për shkak të neglizhencës por vazhdimit të bisedave.

Ndodh edhe e kundërta kur ka pasur raste që ftohemi për një çështje nga gazetarët dhe pastaj parashtrojnë edhe 3-4 çështje tjera ose vetëm të2 vendosin para kamerave edhe të kërkojnë përgjigje, për të cilat ne kemi pasur mirëkuptim.

Tutje Nagavci ka thënë se Qeveria ka detyra e obligime dhe për këtë duhet pasur mirëkuptim gazetarët, gjë që bëri të konfrontohet me autorin e emisionit i cili i dha se detyra e obligime kanë edhe gazetarët.

“Ju e keni parasysh se Qeveria ka detyra e obligime, në rastin konkret ne nuk i neglizhuam por vazhduam mbledhjen”, ka thënë Nagavaci në Kanal10.

Gazetarët e pranishëm kishin shprehur mllefin me ekzekutivin, me ç’rast deklaruan se kjo nuk është hera e parë që një ministër vonohet në konferenca të tilla

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark