×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Qeveria Kurti streson prindërit e nxënësit, Shqipëria nis vitin shkollor me libra

    Insajderi
    24 August 2023 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi ka njoftuar se tashmë kanë filluar përgatitjet për shpërndarjen e teksteve shkollor. Nga 1 shtatori nxënësit në Shqipëri pritet ta fillojë pa telashe mësimin. Ndërkohë, në Kosovë situata është krejt ndryshe, më e komplikuar madje edhe më stresuese. Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci njoftoi të hënën se janë duke e shqyrtuar një opsion të ri për blerjen e librave. 10 ditë para se të nis viti i ri shkollor, Nagavci tha se blerja e librave do të bëhet përmes prindërve.

    Në këtë formë ministrja Nagavci po tenton të largojë udhëzimin administrativ të përpiluar 15 vite më parë, ku shpërndarja e librave tek nxënësit bëhej përmes MASHT-it pa i përfshirë prindërit. Librat merreshin për secilin nxënës në shkollë.

    Kjo formë shihet se është aplikuar edhe nga ministrja e Shqipërisë, Kushi e cila mes tjerash thotë se “do të lehtësohet puna e prindërve e mësueseve”.

    “➡️ Këtë vit shkollor, për herë të parë krahas nxënësve të klasave të para, edhe ata të klasave të dyta dhe të treta do t’i kenë 🟢📖 librat falas me një përdorim, pa qenë nevoja t’i përcjellin te brezi pasardhës. Kjo risi vjen si një kërkesë e vazhdueshme e 👩‍🏫 mësuesve dhe 👨‍👩‍👦 prindërve, duke shmangur vështirësitë e nxënësve të kësaj moshe për të mirëmbajtur librin, por edhe për të punuar lehtësisht me shënime mbi to”, ka shkruar Kushi në Facebook.

    Përderisa ministrja shqiptare po e proklamon si të suksesshme këtë metodë, ministrja Nagavci duket se nuk do ta zbatojë më.

    Për më tepër, 1 javë para fillimit të vitit të ri shkollor 2023-2024, ministrja Nagavci ende nuk e ka saktësuar nëse versioni i blerjes së teksteve shkollore nga ana e prindërve dhe më pas rimbursimi i mjeteve përmes aplikimit në platformën ‘eKosova” do të jetë vendim përfundimtar i Qeverisë së Kosovës.

    Rrjedhimisht si nxënësit dhe prindërit janë në mjegull.

    Propozimi i Qeverisë Kurti përkatësisht MASHT-it për librat ka nxituar reagime të shumta.

    Përkundër kritikave, Nagavci u shpreh se mësimi dhe furnizimi me libra “beson” se do të jetë gati qysh nga 1 shtatori.

    Pas 7 ditëve, do të mund të shihet nëse gjithçka do të shkojë sipas “planit” të ministrisë apo do të konfirmohet deklarata e kryetares së Kolegjiumit të DKA-ve, se tekstet shkollore nuk do të jenë gati për 1 shtator.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark