×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria njofton se do të paguhet babai i asistentit të Kurtit që nuk e mbajti grevën

    Insajderi
    04 October 2022 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mos ua qes pagat mësimdhënësve qe morën pjesë në grevën e përgjithshme, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por jo edhe atyre që dolën në punë. Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu tha sot se “Mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim do të kompensohen”.

    Një mësimdhënës që doli publikisht e tha se do ta mbaj mësimin është babai i asistentit të Albin Kurtit, Arianit Beqirit.

    Mësimdhënësi, Ramadan Beqiri, babai i asamblistit të VV-së në Prishtinë, Arianit Beqirit duke kundërshtuar mbajtjen e grevës në arsim kishte njoftuar se do të mbajë mësim në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë.

    Ai njoftimin e bëri në Facebook.

    E Kryeziu tha se parimi “pagë për punë” do të respektohet

    “Parimi ‘pagë për punë’ do të respektohet. Mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim do të kompenzohen”, shkruan ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark