×
  • Lajme
  • Insajderi

    Skandaloze | Qeveria po e përdor inspektimin e zyrtarit të jashtëligjshëm, nga SBASHK-u flasin për Insajderin

    Insajderi
    04 October 2022 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtuesi i Këshillit Grevist të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, ka folur për Insajderin lidhur me rekomandimet që kishte bërë Inspektorati i Punës lidhur me grevën e mbajtur nga sindikalistët.

    Inspektorët e udhëhequr nga kryeinspektori, Hekuran Nikçin i emëruar në këtë pozitë në mënyrë të jashtëligjshëm ia kanë huqur me rekomandimet që i kanë dhënë qeverisë lidhur me mbajtjen e grevës.

    Ali Sefaj thotë se inspektorët nuk e kanë kuptuar njoftimin e grevës së përgjithshme dhe nga presioni i brendshëm, konkretisht nga Ministria e Financave, kanë bërë ato rekomandime kundër grevistëve.

    Po, i kanë përfunduar inspektimet. E kanë pas edhe ata një dilemë sepse nuk janë ballafaqu me grevën e përgjithshme dhe pak ka qenë edhe presioni i brendshëm për arsye se janë nën Ministrinë e Financave. Nuk e kanë kuptuar se kur shpallet greva e përgjithshme nuk kanë nevojë për njoftim sepse janë njësi veç e veç mirëpo njofton punëdhënësin në nivel qendror”, thotë Sefaj.

    Sipas tij, “Fatkeqësisht”, inspektorët kanë dhënë rekomandime që as vet ata nuk i kanë kuptuar.

    Kanë ardh i kanë dhënë disa rekomandime që as vet ata nuk i kanë kuptuar , ne iu kemi dhënë sqarime të nevojshme. Që nuk janë dakord atëherë shihemi në Gjykatë. Fatkeqësisht disa prej tyre nuk e kanë kuptu thirrjen në veçanti nuk e kanë kuptuar njoftimin e grevës që nuk është me shoqata apo njësi veç e vec mirëpo është në nivel  të sindikatave të përgjithshme”, u shpreh Sefaj.

    Ai thotë se pas disa diskutimeve mes tyre, Inspektorët kanë reflektuar dhe i kanë ndalur inspektimet.

    “Mund të ketë qenë shtytëse por meqë ne nuk kemi prova e dëshmi por pasi kemi biseduar ka pasur reflektim të palës”, tha ai.

    Qeveria e Kosovës nuk do t’i ekzekutojë pagat e muajit shtator për grevistët, ka thënë Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

    Këtij lajmi i ka kontribuar edhe Kryeinspektorati i Punës së Kosovës të cilët kanë rekomanduar qeverinë se ka pasur shkelje të ligjit gjatë mbajtjes së grevës. Ky organ i pavarur i Administratës Shtetëror që në krye ka Hekuran Nikçin, njeriun e emëruar paligjshëm nga kryeministri Albin Kurti, javë më parë ka inspektuar zyret e BSPK-së duke njoftuar opinionin publik se aty ka gjetur disa shkelje të ligjit lidhur me mbajtjen e grevës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Duke i analizuar të gjeturat shohim se Inspektorati i Punës i ka dalë krah qeverisë sa i përket çështjes së grevës. Atyre që e emëruan në këtë pozitë duke shkelur procedurat rekrutuese.

    Sipas komunikatës, Inspektorati ka thënë se BSPK-ja nuk e zbatoi nenin 8 të ligjit për greva.

    Sipas raportit, sa i përket mbarëvajtjes së grevës referuar dispozitës së nenit 8 të Ligji për Grevat, u konstatua se BSPK-ja nuk ka informuar punëdhënësit e drejtpërdrejtë të të punësuarve për mbajtjen e grevës.

    “Nuk është zbatuar neni 8 i ligjit për greva. BSPK-ja nuk i ka njoftuar të gjithë punëdhënësit siç e obligon kjo dispozitë”, thuhet në komunikatë.

    Po ashtu kontestuese është edhe kompetenca e njoftimit, thotë Inspektorati,.

    “bazuar në dispozitën e nenit 8 të ligjit për greva, pra paragrafi i parë i këtij neni, njoftimin për grevë duhet ta bëjë Këshilli Grevist dhe jo siç ka njoftuar BSPK-ja në shkresat e saj ku është nënshkruar edhe kryetari i sindikatës dhe kryetari i këshillit drejtues, sepse sipas kësaj dispozite, grevistët i përfaqëson vetëm Këshilli Grevist. Nuk është zbatuar dispozita e nenit 17, sepse BSPK-ja nuk ka prezantuar dëshmi se ka marrë veprimet e nevojshme për organizimin e shërbimeve të rëndësisë jetike”, thuhej mes tjerash në këtë konstatim”.

    Kujtojmë se ardhja në poziten e kryeinspektoratit, Hekuran Nikçi është cilësuas si e paligjshme nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

    Me propozim të Ministrisë së Financave, në Qeverinë e Kosovës është votuar Hekuran Nikçi për Kryeinspektor të Inspektoratit të Punës. Një vendim i tillë i Qeverisë është bërë në kundërshtim me ligjin, meqë për pozitën në fjalë duhet organizimi i konkursit.

    Si rezultat i kësaj, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës pas një monitorimi të jashtëzakonshëm duke u bazuar në shkresat e rastit ka kërkuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës që të kthejë mbrapsht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Hekuran Nikçit si Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës.

    Kjo pasi që një pozitë e tillë hynë në kuadër të pozitave të larta të Shërbimit Civil dhe si e tillë i nënshtrohet rendit juridik për Zyrtarët Publik. Bazuar në këtë, vendimi i Qeverisë së Kosovës për të emëruar Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës pa procedura rekrutuese është shkelje e Ligjit për Zyrtarë Publik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark