×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qeveria: Presidenti i Serbisë, Vuçiq refuzoi të nënshkruaj marrëveshjen me Kosovën

    Insajderi
    26 October 2023 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës ka njoftuar mbi takimin e kryeministrit Albin Kurti me liderët evropianë në Bruksel.

    Sipas qeverisë përderisa Kurti ka nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga Bashkimi Evropian, njësoj nuk ka vepruar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan Insajderi.

    Përkundër kësaj oferte gjeneroze të Kryeministrit Kurti, Presidenti i Serbisë, Vucic, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023″, thuhet në njoftimin e qeverisë.

    Kurti ka deklaruar ka se veç nënshkrimi i marrëveshjeve nënkupton pranim dhe garantim të tyre, duke iu referuar Marrëveshjes Bazike të Brukselit të arritur në shkurt sivjet dhe Aneksin e Zbatimit të arritur në Ohër, bëhet e ditur në një komunikatë për media të enjten në mbrëmje nga Qeveria e Kosovës.

    I pari i ekzekutivit i ka cilësuar dokumentet e Brukselit dhe Ohrit si sukses të përbashkët me Bashkimi Evropian.

    Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi, pa kushte, pa vonesa”, thuhet në komunikatë.

    Njoftimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark