×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria tregon arsyen e shkarkimit të zëvendësministrit

    Insajderi
    05 December 2017 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri, Ramush Haradinaj ka treguar se shkarkimi i zëvendësministrit të Zhvillimit Ekonomik, Fatir Berzati është bërë me kërkesë të subjektit të tij politikë, Partisë Demokratike e Kosovës (PDK).

    Në një përgjigje për Insajderin, zëdhënësi i Qeverisë “Haradinaj”, Arbër Vllahiu ka thënë se ky vendim është marr në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore.

    “Vendimi është marre ne përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë ligjore dhe me kërkese te subjektit politik te cilit i takon zëvendës ministri, si partner koalicioni”, ka thënë Vllahiu.

    Fatir Berzati i cili para disa ditë është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, është shkarkuar me vendim të kryeministrit Haradinaj.

    “Vendim për shkarkimin e z. Fatir Berzatit, nga pozita e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, të emëruar me vendim me numër protokolli 041/2017, i datës 29.09,2017”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

    Ndërsa ish-zëvendësministri Berzati ka thënë për Insajderin se nuk është informuar për shkarkimin e tij.

    Nuk e di, jam jashtë zyrës. Nuk e di as arsyen e shkarkimit”, ka thënë shkurt ai.

    Në vend të tij kryeministri Haradinaj ka emëruar Hamza Bajle.  /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark