×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qeverisje me duar të pastra e faqe të bardhë”, shefja e Martin Berishajt dhe Gani Jakupit moralizon pak në postimin e fundit

    Insajderi
    28 August 2024 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz në postimin e fundit ka moralizuar pak lidhur me vendimin e sotëm në mbledhjen e qeverisë për rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto.

    Shefja e Martin Berishajt dhe Gani Jakupit vendimet e Qeverisë i ka quajtur si “Qeverisje me duar të pastra dhe faqe të bardhë.

    “Na presin edhe shumë vendime të tjera që vijnë si rezultat i qeverisjes me duar të pastra dhe faqe të bardhë”, ka shkruar ajo.

    Gërvalla tutje ka thënë se ky vendim prek rreth 150 mijë punëtorë të cilët aktualisht marrin më pak se 350 euro në muaj.

    Sipas saj, me këtë rritje dhe mbështetjen ndaj familjeve e shtesat ndaj fëmijëve, po rritet mbështetja e qytetarëve për punësim dhe mirëqenie.

    “Nga muaji tetor i këtij viti, asnjë i punësuar në Kosovë, pavarësisht sektorit apo vendit të punës, nuk do të paguhet më pak se 350 Euro në muaj për një orar të plotë pune. Sot, me vendimin që miratuam, kemi bërë realitet rritjen e pagës minimale, duke e çuar atë në 350 euro dhe duke e liruar plotësisht nga tatimi. Ky vendim prek drejtpërdrejt rreth 150 mijë punëtorë që aktualisht marrin më pak se 350 euro në muaj”.

    Kujtojmë se vitin e kaluar, mediat sllovene shkruajtën për një skandal të madh financiar, ku ishte i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohej për shpëlarje parash, dukej që ishte përfshirë edhe ambasadori Berishaj. Në raportimet e medies sllovene, Berishaj dyshohej se ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven. Po ashtu Berishaj po hetohet edhe për raportim të rremë të pasurisë.

    Ndërsa Gani Jakupi është bërë objekt diskutimesh në vend dhe postimesh në rrjetet sociale për shkak të pagës së madhe si konsulent i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike i Ambasadës së Kosovës në Bruksel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark