×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Qytetarët menduan së është parking i lagjes” – Fazliu tregon pse ra interesimi për parkingun nëntokësor

    Insajderi
    09 November 2022 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Banorët e kryeqytetit dhe atë të cilët vijnë në Prishtinë nga e premjta do të kenë një vend për të parkuar automjetin.

    Parkingu nëntokësor i cili do të funksionalizohet të premten e 11 nëntorit, kishte ngjallur interesim të madh tek qytetarët.

    Por, që interesimi për të duket se tani ka rënë dukshëm.

    Korab Fazliu, drejtor menaxhues i “Parking Center” në një intervistë për Insajderin tha se qytetarët kanë pasur interesim të madh pasi që mendonin se është parking i lagjeve.

    “Qytetarët kanë pasë shumë interesim sepse kanë mendu që është parking i lagjeve… kërkesat kanë filluar të zbresin”, u shpreh Fazliu.

    Ai thotë se tani kanë kërkesa vetëm nga bizneset dhe se 98% e parkingut është e lirë për tu shfrytëzuar nga qytetarët.

    “Të vetmet kërkesat që i kemi momentalisht janë të bizneseve që janë në qendër të Prishtinës që skanë hapësira të parkingut, mirëpo ajo është minimale…. 98% e parkingut është e shfrytëzueshme 24 h prej çdo qytetari në çdo kohë të mundshme”, tha tutje ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark