×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rada Trajkoviqi ndalohet sërish në Aeroportin e Beogradit

    Insajderi
    04 March 2023 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rada Trajkoviq, këshilltare në Qeverinë e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar sërish në aeroportin e Beograditë.

    Kjo kishte ndodhur edhe disa herë të tjera e që Trajkoviq thotë se po i bëhet presion për shkak të veprimit politik në Kosovë.

    Trajkoviqi ndër të tjera ka thënë se Vuçiqi mendon që komuniteti ndërkombëtarë do ta pranojë këtë gjë si normale.

    “Nuk më besohet se po e shkruaj këtë, por jam ndaluar sërish nga policia kufitare në aeroportin e Beogradit. Ata duket se mendojnë se publiku do të lodhet me postimet e mia, dhe se komuniteti ndërkombëtar do ta pranojë ngacmimin tim si fakt”.

    “Ndërsa ‘të tyrët’ nën sanksionet e SHBA-së ecin të lirë, shkroi ajo në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark