×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Radojqiqi i përfshirë në sulmin ter’orist në Vjenë”, eksperti i sigurisë ngrit publikisht këtë teori

    Insajderi
    11 March 2024 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se sipas një burimi të mirë informuar Sipas një burimi mirë të informuar, terroristi Milan Radoiçiq është i përfshirë në organizimin e sulmit terrorist në Vienna të Austrisë.

    Elezi përmes një postimi në Facebook, ka jap detaje lidhur me këtë sulm duke treguar në bazë të një burimi të tij.

    “Në këtë sulm terrorist ishte vrarë edhe një sulmues nga Maqedonia, i cili quhej Kujtim Fejzullai, dhe i cili ishte poashtu nënë organizimin e këtyre shtetasëve sërb”, ka shkruar tutje Elezi.

    Ai ka shtuar se Autoritetet e inteligjencës Austriake duhet ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për monitorimin e aktiviteteve të këtyre personave.

    Postimi i plotë i Bedri Elezit:

    Sipas një burimi mirë të informuar, terroristi Milan Radoiçiq është i përfshirë në organizimin e sulmit terrorist në Vienna të Austrisë.

    Sipas këtij burimi i cili kishte dhënë kontribut për institucionet e intelegjëcës së SHBA-ve, në rastin e sulmit terrorist Vienna me 2 nëntor 2020, aktualisht janë 5 shtetas të sërbisë të cilet kanë lidhje me Radoiçiq dhe intelegjëcën ruse FSB, e të cilët rekrutojnë të rinjë në organizatat terroriste islamike.

    Ky burim mirë i informuar tregon se këta 5 persona ishin të angazhaur për rastin e sulmit terrorist në Vienna të Austrisë.

    Në këtë sulm terrorist ishte vrarë edhe një sulmues nga Maqedonia, i cili quhej Kujtim Fejzullai, dhe i cili ishte poashtu nënë organizimin e këtyre shtetasëve sërb

    Autoritetet e intelegjëcës Austriake duhet ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për monitorimin e aktivitetëve të këtyre personave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark