×
  • Sport
  • Sport

    Rafael Leão, në versionin këngëtar ‘rep’-i: “Ibrahimovic e dëgjoi muzikën time dhe më tha të fokusohesha në futboll”…

    Insajderi
    28 April 2023 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rafael Leão është mësuar ta shohë veten në kopertinat e gazetave sportive, por pasioni i tij për muzikën, e ‘çoi’ edhe në faqet e revistës ‘Rolling Stone’. Ylli portugez i Milanit, i cili ka adoptuar emrin skenik ‘Way 45’, publikoi një album në vitin 2021 të titulluar ‘Fillimi’ dhe po përgatitet të shohë lindjen e një të dyti, “My Life In Every Verse”, në fund të këtij viti.

    Revista prestigjioze e Amerikës së Veriut foli me yllin portugez për inkursionin e tij në ‘rap’ dhe për planet e tij për të ardhmen në aspektin muzikor. Një e ardhme që për Zlatan Ibrahimovic ishte tashmë këtu…

    “Në shtëpinë time ka pasur gjithmonë muzikë, xhaxhai im ka qenë DJ, ndërsa babai im ka kënduar. Nga aty vjen. Ishte ‘hip-hop’, identifikohesha me mesazhin e këngëve për rritjen në lagje”, filloi Rafael Leão-s, duke shpjeguar më vonë përfshirjen e tij në ‘rep’:

    “Unë gjithmonë kam dashur të bëj diçka në botën e muzikës, është një mënyrë për të shprehur veten, sepse jam shumë i turpshëm. Nuk i tregoj emocionet e mia dhe ndjenjat… Por përmes muzikës mund ta bëj këtë, është një botë tjetër për mua.

    Tani për tani muzika është thjesht një ‘hobi’. “Menaxheri im, Leandro, krijoi një label dhe po përpiqem të gjej artistë të rinj për të bërë diçka të mirë, sepse ka shumë talente muzikore në Portugali. Por shumë artistë nuk mund të hyjnë në studio, sepse nuk kanë para”.

    Sulmuesi foli edhe për albumin e tij të dytë “My Life In Every Verse”, i cili del në fund të vitit. “Në dy-tre këngë flas për veten dhe jetën time. Sepse isha një fëmijë i lagjes, në një qytet të vogël, me ëndrrën për t’u bërë një superstar. Kur isha duke u rritur dhe mundohesha, nuk e besoja se e gjithë kjo do të ndodhte”.

    Rafael Leão tashmë ua ka treguar këngët e tij bashkëlojtarëve të Milanit: “Po, ata e kanë dëgjuan. Disa qeshën, por të tjerët më mbështetën. Kush qeshi? Zlatan Ibrahimovic qeshi. Ai qeshi dhe më tha që të fokusohesha në futboll në vend të muzikës. Por pjesa tjetër tha të vazhdoj…”

    Por sulmuesi as që mendon të zgjedhë mes futbollit dhe muzikës: “Futbolli më ka dhënë shumë dhe e dua”, ka thënë ai, duke shpjeguar se ka krijuar një “studio të vogël” për regjistrime në shtëpi. “Kam blerë disa gjëra, si një mikrofon, kam një Macbook dhe altoparlantë. Mund të regjistroj dhe miksoj. Është një grup i mirë.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark