×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Raketë në Ripin e Gazës, vriten 3 peshkatarë

    Insajderi
    08 March 2021 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të paktën 3 peshkatarë palestinezë e kanë humbur jetën si pasojë e rënies së një rakete në brigjet e Rripit të Gazës nën bllokadën e Izraelit.

    Kryetari i Sindikatës së Peshkatarëve Palestinezë, Nizar Ayyash tha se një raketë goditi një anije peshkatarësh që ndodhej në brigjet e rajonit jugor të Gazës.

    Ai tha se 3 peshkatarët palestinezë që ndodheshin në anije humbën jetën dhe se nuk kanë dijeni se nga është lëshuar raketa.

    Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se nuk kanë lidhje me ngjarjen ku kanë humbur jetën 3 peshkatarët.

    Në deklaratë u mbrojt ideja se sipas gjetjeve të ushtrisë izraelite incidenti që ka shkaktuar vdekjen e 3 peshkatarëve, buron nga një shpërthim i ndodhur brenda Gazës.

    Ndërkohë nga Ministritë e Shëndetësisë, Punëve të Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare në Gaza nuk është dhënë ende ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark