×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rakiq u dërgon letër ndërkombëtarëve kundër ndërtimit të stacionit të policisë kufitare në Leposaviq

    Insajderi
    02 February 2023 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i është drejtuar ambasadorëve të shteteve të QUINT’it, misioneve të BE’së, UNMIK’ut, OSBE’së dhe Komandatit të KFOR’it, kundër ndërtimit të stacionit të policës kufitare në fshatin Dren të Komunës së Leposaviqit, raporton Insajderi.

    Kjo pas vendimit të qeverisë kosovare më 16 janar për nisjen e shpronësimeve në zonat kadastrale Dren dhe Leshak në Komunën e Leposaviq, pjesë kjo e cila u shpall zonë e interesit të veçantë publik, dhe për të cilën u morr vendim që 80 hektarë tokë të shtetëzoheshin.

    Ekskluzive / Ky është vendi ku po ndërtohet stacioni i policisë kufitare në Veri – Insajderi

    Rakiq e quajti “shpronësim të paligjshëm” në letrën e tij drejtuar ndërkombëtarëve, siç shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

    “Letra qartësisht tregon të gjtha shkeljet e rregullimeve ligjore për çështjet e shpronësimit, dhe kjo procedurë është e papranueshme për pronarët dhe popullin serb që jeton në veri të Kosovës, dhe këto lëvizje të njëanshme kuptohen si dhunë institucionale dhe kindapim i tokave serbe”, ka shkruar Rakiq.

    Rakiq u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të ndikojnë në ndalimin e punimeve në këto pjesë./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark