×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rama i tha se e ka buxhetin antikushtetues, por Kurti e prezanton atë në Prishtinë

    Insajderi
    24 November 2022 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Buxheti për vitin 2023, ishte tema e takimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me qytetarët e Komunës së Prishtinës.

    Së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Kurti prezantoi para qytetarëve disa nga projektet dhe nismat për vitin e ardhshëm, që kanë për qëllim rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin.

    Lexo edhe:

    Kurti theksoi se buxheti i vitit të ardhshëm “është më i larti në historinë e Republikës sonë, dhe do të jetë në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro”.

    “Buxheti që i dedikohet qeverisjes lokale dhe komunave planifikohet të rritet për rreth 100 milionë €, nga 560 që ishte në vitin 2022 në 660 milionë € për vitin 2023. Për Komunën e Prishtinës, buxheti i planifikuar për vitin 2023 është mbi 109 milionë €”, tha ai.

    Ndryshe, komunat kanë dalë kundër buxhetit të qeverisë së Albin Kurtit për shkak të “hyrave vetanake”.

    “Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar”, thuhet tek Neni 9 i Ligjit të Buxhetit 2023.

    Kjo ka shqetësuar kryetarët, të cilët thonë se më këtë po tentohet që Komunave të ju merren të hyrat vetanake të pa shpenzuara”.

    Kryetari i Prishtinës ka thënë se të hyrat vetanake të Prishtinës, i takojnë vetëm Prishtinës.

    “Miratimi i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023 në këtë formë do të paraqesë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Neni 124, pika 5 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës specifikon se “Komunat kanë të drejtë të vendosin, të caktojnë, të mbledhin dhe të shpenzojnë të hyrat e veta si dhe të marrin fonde nga Qeveria qendrore, në pajtim me ligjin””, tha ai në Facebook, shkruan Gazeta Insajderi.

    Prezantimi i buxhetit për vitin 2023 ka filluar nga dita e martë, në Komunën e Prizrenit, duke vazhduar dje në Mitrovicë, e do të prezantohet edhe në komuna të tjera, ku qytetarët do të kenë mundësi të bashkëbisedojnë me Kryeministrin dhe ministrat, dhe të japin mendimet e tyre lidhur me buxhetin e vitit 2023.​/Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark