×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Jemi të tretët në botë për rritjen e turizmit

    Insajderi
    24 January 2024 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama nga Madridi tha se Shqipëria tashmë nuk është më një vend i fshehur nga turistët, duke theksuar se është vendi i tretë në botë për rritjen e turizmit, pas Katarit dhe Arabisë Saudite.

    Dje mu desh të shkoja për një fizioterapi, dhe fizioterapisti më tha që e dashura e tij, dy ditë më parë kishte prenotuar që të shkonin në Shqipëri, së bashkë me familjen. Kjo është diçka që do kishte qenë e pamundur të imagjinohej pak vite më parë, kur Shqipëria ishte e fshehur, ndërsa tani nuk është me e fshehur dhe tashmë ka gjithnjë e më shumë kërkesa për të ardhur. Në aeroportin e Tiranës shënuan rritjen më të lartë në Evropë. Bazuar në statistikat e OBT ne jemi vendi i tretë sa i takon rritjes së turizmit në botë, pas Katarit dhe Arabisë Saudite”.

    Rama u shpreh se Shqipëria duhet të nxisë më tepër turizmin luksoz.

    Në një distancë shumë të shkurtër mund të jesh në Spanjë e në Zvicër në të njëjtën kohë, të jesh në Amerikën e Veriut dhe në Amerikën e Jugut sa i takon klimës. Kjo është shumë e veçantë, ndaj duhet të gjejmë një ekulibër. Duam të nxisim një turizëm më luksoz, për të mos rënë viktimë e një turizmi masiv”, theksoi kryeministri Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark