×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rama: Mbështesim përpjekjet BE-ShBA për normalizimin Kosovë-Serbi – E shkuara me tragjedi e prapambetje t’i lë vend të ardhmes

    Insajderi
    10 February 2024 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do ta vizitoj Tiranën më 16 shkurt.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Blinken në Tiranë do të gjejë një vend aleat të angazhuar për paqe e bashkëpunim të gjithanshëm në rajon.

    Rama foli edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, ku tha se Shqipëria i mbështet pa asnjë rezervë përpjekjet e BE-së dhe ShBA-së.

    “Shqipëria i ka shtrirë dorën e miqësisë të gjithë fqinjëve të rajonit dhe mbështet pa asnjë rezervë përpjekjet e Bashkimit Evropian e të Shteteve të Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si një çelës i padiskutueshëm strategjik për sigurinë, zhvillimin dhe mirëqënien e bashkësisë së popujve tanë në zemër të Evropës, ku e shkuara e mbushur me tragjedi, konflikte e prapambetje, duhet t’ia lerë njëherë e mirë vendin të ardhmes së mbushur me mundësi, partneritete e progres”, shkroi Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark