×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rama pas tragjedisë në Gllogjan: Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie meriton ndëshkimin ekstrem

    Insajderi
    26 November 2021 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për sulmin ndaj autobusit në Deçan ku mbetën të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

    Rama ka shprehur ngushëllime familjeve, sipas tij, të goditura në zemër nga humbja absurde.

    “Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve.”, ka shkruar Rama në një postim në Twitter.

    Tutje ai tha se i jep kurajo dhe mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark