×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rama tregon kur do të lëshohet për qarkullim rruga tek rrethi në Lakrishtë

    Insajderi
    12 November 2023 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I pari i kryeqytetit, Përparim Rama ka publikuar fotografi të rrethrrotullimit në lagjen Lakrishtë dhe tha se “ka mbetur edhe sinjalizimi për t’u vendosur” për tu lëshuar për qarkullim.

    Rama tha se kjo rrugë do ta shkarkojë trafikun e ngarkuar në qendër të qytetit.

    Ka mbetur edhe sinjalizimi për tu vendosur dhe rruga nën rrethrrotullimin e Lakrishtes po lëshohet për qarkullim. Kjo rrugë do të shkarkojë trafikun e ngarkuar në rrugët “Tirana” e “Bill Klinton”.Po punojmë pa ndal që të transformojmë Prishtinën, që të kemi infrastrukturën e duhur në kryeqytetin tonë”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark