×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rama uron për 28 nëntor Thaçin dhe bashkëluftëtarët e tij që sot nuk gjenden në shtëpi

    Insajderi
    28 November 2020 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas mbajtjes në Vlorë të ceremonisë së ngritjes së flamurit, ku presidenti i Republikës, kryeministri dhe kreu i Kuvendit vendosën kurora me lule në monumentin e pavarësisë.

    Pas kësaj ceremonie Rama gjatë një prononcimi për media ia ka uruar festën e flamurit edhe Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij të cilë gjenden në Hagë.

    “Dëshiroj t’u uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë, këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar, të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës , dëshiroj t’i uroj festën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit, Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi”, u shpreh Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark