Trajneri i Gjilanit, Zekrija Ramadani u shpreh se ishte real barazimi, por që aplikimi i lojës së tij është kuptuar i tëri nga Debatik Curri.
“Në pjesën e parë kemi qenë një hap mbrapa. Faktori kryesor është Debatik Curri, nga koha kur kemi qenë në Prishtinë kemi ndarë mendime, dhe skema të lojës, dhe sot u pa ku unë e nderrova tri herë skemën e lojës, dhe në tre raste ai kuptoi.
Më mire sot ka qenë barazim se humbje, e kemi parë që Prishtina ka shënuar edhe ndaj Ballkanit edhe ndaj Llapit. Jemi me kembë në tokë, sot kemi mbaruar me Prishtinën”, tha Ramadani.