×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ramë Lahaj: “Nga 21 deri më 31 korrik do t’i mirëpresim në Kosovë yjet e operës botërore”

    Insajderi
    02 June 2023 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tenori kosovar i njohur botërisht, Ramë Lahaj, ka njoftuar se do të organizohet edhe edicioni i tretë i festivalit operistik “Ramë Lahaj International Opera Festival (RLIOF)”.

    Lahaj ka bërë me dije se festivali në fjalë do të mbahet nga datat 21 korrik deri më 31 korrik të këtij viti dhe gjatë këtyre ditëve në Kosovë do të vijnë yje të mëdha të operës botërore.

    Njoftimi i plotë:

    Të dashur miq e adhurues të artit operistik dhe muzikës së bukur shqipe,

    Jemi tej mase të lumtur të ju ftojme në edicionin e tretë të festivalit RLIOF, ku përveq platformave edukuese për artistët e rinj, kemi perzgjedhur nje program të larmishëm artistik, të përshtatshëm për të gjithë.

    Për 10 ditë me radhë 21-31 korrik do të mirëpresim yjet e operës botërore. Kemi vendosur këtë periudhë ku e gjithë diaspora është në vendlindje për të festuar të gjithë së bashku pasi që diaspora mbetet gjithmonë surpriza më e bukur e vitit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark