×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci ka disa pyetje dhe sugjerime për Kryeministrin Kurtin

    Insajderi
    16 August 2022 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i është drejtuar Kryeministrit Albin Kurti me një postim në Facebook, por jo për ndonjë temë lokale.

    Lladrovci, që është zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës, pyet Kryeministrin nëse s’po sheh, ose s’po do të shohë.

    Ai shkruan se Kurti po zbaton “detyrimet ndërkombtare”, duke folur për rrymën e paguar për banorët e komunave veriore.

    Ndërsa, Lladrovci i sugjeron Kurtit edhe ta shkarkojë ministrin për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiqin, i cili vazhdimisht mohon shtetësinë e Kosovës.

    Postimi i plotë:

    Albin, a s’po sheh a s’po do me pa!

    Me a pa dashje, Kryeministria ua dhe 40 milionë euro veriut për rrymë. Ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe sigurisht e pranojnë Republikën e Kosovës, janë të pajisur me letërnjoftime, pasaporta, me targa dhe dokumentet tjera identifikuese të shtetit tonë.

    Çka është shumë është shumë, megjithatë detyrimet ndërkombëtare po i zbaton, edhe qershitë e rezervuara për veriun, një për një shkuan.

    Po Rakiqi?

    Me çfarë buxheti paguhet ministri Juaj që nuk e pranon shtetin e Kosovës. Ai deklaron hapur se as nuk e njeh as nuk do ta njoh Republikën e Kosovës. Kujtoja vendimin që ka nënshkruar kur është emëruar ministër. Ndryshe, le të flas nga përtej gardhit, jashtë Qeverisë. Kushtetuta ta lejon me bë ndryshim në Kabinet qeveritar edhe me ju dhanë shembull tjerëve se kushdo ha bukën e buxhetit të Republikës së Kosovës, nuk mund ta përmbys as të pështyj në të.

    Albin, a s’po sheh a s’po do me pa!

    Apo edhe Rakiqi merr pagë nga ndonjë buxhet tjetër. Vepro Albin, kalo nga fjalët në vepra!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark