×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Raportet mjekësore të EULEX” – kjo është arsyeja pse Pantiqit iu zbutë masa e paraburgimit

    Insajderi
    28 December 2022 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-polici serb, Dejan Pantiq i cili u arrestua nga Policia e Kosovës me 10 dhjetor në pikëkalimin kufitar në Jarinje, është liruar sot nga paraburgimi. Atij iu zbutë masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

    Në aktvendimin për rastin e Pantiq, prokurori mes tjerash përmend edhe gjendjen e tij shëndetësore.

    Më saktësisht duke u bazuar në raportet e mjekësore të EULEX-it, prokurori i rastit, Afrim Shefkiu ka propozuar zbutjen e masës.

    “Duke marrë për bazë gjendjen shëndetësorë të të pandehurit e bazuar ne raportet mjekësore të EULEX-it, duke respektuar të drejtat e njeriut për të pandehuri për shkak të gjendjes në të cilat mbahet i pandehuri në paraburgim, e duke marrë për bazë nevojën për të iu nënshtruar kontrolleve mjekësore sipas rekomandimeve të mjekeve, propozojmë që ndaj të njëjtit masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak…”, thuhet në aktvendim përcjell Insajderi.

    Bazuar në vendimin e gjykatës, Pantiq deri me 9 janar të 2023-ës ndodhet në masën e arrestit shtëpiak. Ai do të dërgohet nga Jarinja në shtëpinë e tij.

    Theksojmë se një ditë pas emërimit si nënkryetar i Gjykatës në Prishtinë, gjyqtari Mentor Bajraktari, të mërkurën e ka aprovuar kërkesën për zëvendësimin e masës së paraburgimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, me masën e arrestit shtëpiak.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark