×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Raporti i OKB-së: Dhomat e tmerrit, rusët i vendosnin ukrainasve shufra elektrike në organet gjenitale

    Insajderi
    16 November 2022 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR) tha sot nëpërmjet një raporti se Rusia dhe Ukraina kanë torturuar të burgosurit e luftës gjatë konfliktit gati nëntë mujor me teknika çnjerëzore, duke përfshirë këtu torturën me korrent në organet gjenitale.

    Sipas raportit, autoritetet në Kherson kanë zbuluar një ” dhomë torture ” , ku dhjetëra burra u çuan për t’u rrahur dhe madje iu nënshtruan goditjeve elektrike në organet gjenitale.

    Disa prej tyre humbën jetën nga torturat, shkruan Reuters. Dhoma e tmerrit në Kherson funksiononte si një qendër paraburgimi për të rinjtë, por në mes të marsit rusët e kthyen vendin në një burg për burrat që refuzuan të bashkëpunonin me regjimin e Kremlinit.

    Përgjegjësit e qendrës nuk e zbuluan asnjëherë fytyrën, ata visheshin me të zeza”, kanë thënë dëshmitarët okulare.

    Një dëshmitar tjetër thotë se një i moshuar u torturua brutalisht sepse djali i tij shërbente në ushtrinë ukrainase .

    Ndërkohë detajet nga përshkrimi i Zhenya Dremo, një ekspert kompjuteri, janë gjithashtu rrëqethëse.

    “ Ata vendosnin një shufër elektrike në testikuj dhe penisin e të burgosurve ”, tregon burri teksa flet për 23 qeli që sipas të cilit janë torturuar 180 të burgosur./abcnews.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark