×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti i ZKA-së- Komuna del me sqarim

    Insajderi
    22 June 2023 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Drenasit ka dal me sqarim pas publikimit të raportit të ZKA-së ku thuhet se kjo komunë ka dhënë pagesa për punë të pa kryera. Në reagimin për Gazetën Insajderi nga komuna thanë se punët kanë përfunduar dhe se lajmi nuk qëndron.

    Sipas raporit vjetor Komuna e Drenasit ka dhënë pagesa për punë të pa kryera. Vlera e këtyre kap shifrën afro 100 mijë euro. Bëhet fjalë për dy kontrata në të cilat janë vërejtur se janë dhënë paratë për punët të cilat nuk ishin të përfunduara gjatë ekzaminimit të ZKA-së. Këto punë u përfunduan pas ekzaminimit.

    Zyra Kombëtare e Auditimit , në raportin vjetor të performances ka vërejtur dy kontrata që vlera e përbashkët e tyre është mbi 95 mijë euro. Në kontratën për ‘Ndërtim të Stadionit të Qytetit’ u pagua 68 mijë euro për punë të pa kryera. Edhe në një kontratë tjetër sipas ZKA-së u dhanë 27 mijë euro.

    Por, edhe pse gjatë ekzaminimit të ZKA-së punët nuk kishin përfunduar, ato u përfunduan pas kësaj. Kjo sipas tyre u bë për arsye buxhetore.

    “Menaxheret e kontratave na kanë siguruar dëshmi se punët kanë filluar të realizoheshin pas ekzaminimit fizik, ndonëse gjatë kohës sa ishim në ekzekutim të auditimit (deri më 28.04.2023) punët ende nuk ishin përfunduar. Megjithëkëtë, komuna na ka siguruar dëshmi (me dt. 08.06.2023) se tashmë punët ishin realizuar sipas pagesave të kryera. Shkaku i pagesave për punë të pakryera ishte mos lejimi që mjetet buxhetore të shkonin në suficit”, thuhet në përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark