Insajderi
Lajme

Raportimi i Insajderit | Ish-profesori i UP-së që kërcënoi me Kanun, dhunoi psiqikisht e bullizoi studentët del para gjyqit si i akuzuar

Insajderi
28 October 2026 - 18:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raportimi i Insajderit | Ish-profesori i UP-së që kërcënoi me Kanun, dhunoi psiqikisht e bullizoi studentët del para gjyqit si i akuzuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në mars të vitit 2023, Insajderi nisi serinë e raportimeve për një prej skandaleve më të mëdha në sistemin universitar të Kosovës, ku përfshihej Bekim Bejta, atëkohë profesor i gjuhës angleze në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Brenda pak orësh, Bejta u bë një nga figurat më të përfolura në vend- jo për punë apo përkushtim akademik, por për pretendimet për dhunë psikologjike, shantazh, bullizëm dhe kërcënime të vazhdueshme ndaj studentëve, kryesisht vajzave.

Insajderi publikoi audioincizimet nga orët e mësimit, ku profesori u përmendte studentëve Kanunin- jo për qëllime edukative, por si mjet kërcënimi për larje hesapesh. Paralelisht u bënë publike edhe ankesat e shumta të studentëve dërguar Këshillit të Etikës të Universitetit, të cilat kishin mbetur pa asnjë përgjigje deri kur Insajderi nisi publikimet.

Ishin pikërisht raportimet e vazhdueshme të gazetares Dijellza Preniqi ato që ngritën në këmbë opinionin publik, studentët, Senatin dhe Prokurorinë e Shtetit.

Bekim Bejta sot doli para gjykatës si i akuzuar për kanosje. Tha që nuk ndihet fajtor.

Raportimet e Insajderit:

Insajderi hodhi dritë mbi ankesat e rënda të studenteve të Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Angleze kundër profesorit Bekim Bejta. Një nga studentet, përmes një denoncimi drejtuar dekanes Lindita Sejdiu-Rugova, kishte rrëfyer se prej vitit të parë të studimeve më 2019 ishte pre e sjelljeve të papranueshme të profesorit, të cilat i kishin shkaktuar gjendje të rëndë depresive.

Insajder po ashtu publikoi edhe ankesën e një tjetër studenteje drejtuar Këshillit të Etikës. Ajo kishte deklaruar se edhe ndaj saj Bekim Bejta po hakmerrej.

Edhe një tjetër ankesë drejtuar Këshillit të Etikës, i publikuar nga Insajderi zbulohi se Bekim Bejta i obligonte studentët t’i dërgonin email me shkrim për t’i kërkuar leje paraprake që të merrnin pjesë në ligjëratat e tij.

Gazetarja Dijellza Preniqi publikoi edhe dëshminë ekskluzive të njërës prej studenteve që përjetoi dhunë psikologjike dhe u kërcënua nga profesori Bekim Bejta. E njejta për këtë shkak u detyrua t’i ndërpres studimet.

Gazetaja e Insajderit publikoi edhe audioincizimet ku Bejta dëgjohej duke e kërcënuar studenten me “Kanun”.

Insajderi publikoi edhe rrëfimin e studentit Egzon Arifi. Ai kishte rrëfyer se Bekim Bejta e kontaktonte nëpërmjet telefon për ta kërcënuar.

Heshtja e Senatiti të Univeristeti i revoltoi studentët. Ata filluan protestat. Madje, paralajmëronin edhe se do të hynin në grevë urie.

Raportimi i Insajderi dhe gazetarës Preniqi pati efekt. Në një mbledhje të jashtëzakonshme, Senati e suspendoi atë nga procesi mësimor dhe të gjitha aktivitetet akademike në UP.

Pa kaluar shumë kohë Bekim Bejta nëpërmjet një letre njoftoi se ka dhënë dorëheqje.

“Unë, Bekim Bejta, Profesor dhe hulumtues shkencor i Universitetit të Poitiers, Francë, po ju njoftoj që nga dita e sotme, nuk jam më profesor i Universitetit të Prishtinë Domethënë, unë po e braktis (lë, lëshoj) këtë vend pune”, thuhehet në letrën e postuar me 11 prill të vitit 2023.

Edhe studentja Zana Mala iu rikthyer studimeve që i kishte lënë për shkakun e tij.

10 muaj pas hapjes së hetimeve, Prokuroria e akuzoi atë për veprën penale “kanosje”

“Prokurori i rastit më datë 29.09.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj Bekim Bejta, në drejtim të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhej nga Prokuroria Themelore.

Me 26 tetor 2026 ai doli para gjyqtarit Erolld Gashi. Në seancën fillestare ai u deklarua i pafajshëm për akuzën se ka kanosur studenten V.F.

Sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Bekim Bejta në cilësinë e profesorit universitar akuzohet se me qëllim të frikësimit, më 20 tetor 2022, rreth orës 13:30, e ka kanosë studenten V.F., me fjalët “po presim tash çka po ndodh, a po vjen diçka në favorin tim, a ka me m’ndodh mu najsen këtë punë larg e qoj e deri në familje shkoj”, “ku është ajo V., që po banë probleme , se këtë punë e kryej me burra dhe kanun se un nuk mërena me femra”. Këto fjalë, thuhet se i pandehuri i ka thënë në prezencë të studentëve gjatë ligjeratave më 27 qershor 2022, kështu tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe e pasigurisë për jetën.

Me këtë, Bejta akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosje”, nga neni 181, par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, përmes parashtresës së datës 16 nëntor 2023, Prokuroria ka bërë preczimin e aktakuzës, duke ndryshuar aktakuzën, ku thuhet se “Gjatë muajit Qershor 2022 në Sallën e Fakultetit Filologjik në Universitetin e Prishtinës, Bekim Bejta, Profesor në Universitetin e Prishtinës/Fakulteti Filologjik- dega e Gjuhës Angleze, me dashje dhe me qëllim të frikësimit ka kanosur të dëmtuarën V.F……“. Ndërkaq pjesa tjetër e aktakuzës mbeti e pandryshuar.

Përgjigja e Bekim Bejtës për Insajderin lidhur me ankesat e studenteve, mars 2023:

Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, Bejta kishte thënë se është studentja A.K, ajo që e ka bullizuar atë.

“Përkundrazi, ajo ka ushtruar dhunë psikologjie dhe verbale gjatë ligjëratave duke më bullizuar. Më ka bërtitur dhe ofenduar, duke përplasur tavolinën, është afruar te fytyra dhe trupi im përtej privatësisë së tolerueshme”, kishte thënë ai.

Po ashtu, Bejta i ka komentuar edhe shprehjet që studentja i ka cekur në ankesë.

“Ka elemente që nuk më kujtohen saktsishtë, sidomos sa i përket formulimeve por po ju jap përgjigje. Sa i përket shprehjes “Ti nuk dinë kurgjo veç ke ardh me ma prish ditën mu”, ajo më ka shqetësuar rregullisht, tashmë shumë vite. Ajo kopjon në provime”.

“Sa i përket shprehjes “E di që shkon te Burdushi për me m’bo magji”, ajo ka deklaruar personalisht dëshirën e saj për të bërë magji. Në lidhje me shprehjen “E di që je spihune”, kolegët e saj e kanë parë duke spihunuar”.

“Në lidhje me formulimin, “Çka po përdorë (i referohet studentes me mbiemër) diazepan…?”, Ajo ka folur për mua, duke thënë se unë përdokam diçka të tillë. Me gjasë i kam reaguar lidhur me këtë. Ndërkaq, sa i përket shprehjes “Shyqyr që je femën se më pas kanë mashkull ndryshe ishim marrë vesh”, nëse kam thënë diçka të kësaj natyre i paskam respektuar privilegjet që i takojnë femrës dhe që ne meshkujt mundohemi t’i respektojmë”, kishte deklaruar Bejta.

A.K gjithashtu ka deklaruar se para se të largohej nga ligjërata, Bejta i kishte thënë “Po del a? Ky është minus. E hupe t’drejtën e provimit me mu, tash veç me dekanen ndaq hin”?, ky reagim i tij, sipas profesorit, ka ardhur si rezultat i sjelljes së studentes.

 “Ajo ka dal vullnetarisht nga klasa, duke bërë rrëmujë. Kudo në botë, nëse studenti del prej ligjeratës pa arsye konsiderohet si minus apo mungesë. Ajo ka shumë mungesa dhe -3 nuk lejohet hyrja në provim. Po dekanja mund ta kalojë përmes ndonjë komisioni. Unë e kam kaluar në çdo provim”, kishte shtuar ai.

Bejta i ka akuzuar edhe kolegët e tij (atë kohë) në Fakultetin e Filologjisë duke thënë se ata janë “organizatorë të intrigës” dhe “anti-kosovarë”.

 “Disa kolegë të Filologjikut të cilët kanë organizuar këtë intrigë, janë me shkrime dhe doktoraturë, plagjiaturë, ndërsa, unë isha duke përkthyer një vepër të Shakespear-it. Prandaj, edhe dëshirojnë të më dëmtojnë tashmë 20 vite sepse janë edhe anti- kosovarë me metoda serbo-fashiste”, kishte deklaruar ai.

Tutje, Bejta kishte paralajmëruar padi ndaj studentes, duke thënë se është konsultuar me tre avokatët e tij.

“U konsultova me tre avokatët e mi. sot do të inicohet në Polici rasti kundrejt kësaj studente, për ngacmim…, për agresion etj”, ka thënë ai.

Bejta nuk kishte hezituar edhe të kërcënojë Gazetën Insajderi. Ai kishte paralajmëruar se nëse publikohen ankesat e studenteve, gjatë tërë jetës së tij do e pres rastin adekuat për t’u marrë me të.

“Në rast se ndodh të publikoni këto shpifje të personit që ju paska kontaktuar, me siguri që gjatë tërë jetës do ta pres rastin adekuat për të trajtuar drejtësisht këtë krim që do të cenonte privatësinë time”, kishte thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark