×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Raportimi i Insajderit/ Komuna e Prishtinës anulon tenderin që iu dha ish-deputetit të LDK-së

    Insajderi
    09 February 2024 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shkruan: - Blenera Karaxha

    Komuna e Prishtinës ka anuluar tenderin e dhënë për kompaninë që menaxhohet nga Nuredin Ibishi, ish deputeti i LDK-së për të cilin kishte raportuar Gazeta Insajderi. Ky tender ka shkuar edhe në Gjykatën e Tenderëve, vendimi që është marrë nuk është në favor të Komunës.

    Gazeta Insajderi

    Gazeta Insajderi para tre muajve ka raportuar për tenderin për sigurim fizik të objekteve të KPSH.

    Në këtë tender Komuna e Prishtinës ‘shpërbleu’ me 30 mijë euro për sigurim fizik kompaninë “King Security.

    Siç kishte mësuar Insajderi menaxheri i kësaj kompanie është Nuredin Ibishi, ish deputet nga radhët e LDK-së.

    Por, para dy ditëve Komuna e Prishtinës është detyruar ta mbyll në tërësi këtë aktivitet në bazë të vendimit të OSHP.

    Kjo mund të shihet edhe në vendimin e mëposhtëm që ka siguruar Gazeta Insajderi.

    Çka vendosi Gjykata e Tenderëve lidhur me këtë?

    Në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP), apo siç njihet ndryshe Gjykata e Tenderëve lidhur me tenderin ku doli fitues ish deputeti i LDK-së, ishin dorëzuar ankesa.

    Kompania konkurruese “Rojet E Nderit SH.P.K”, kishte parashtruar aknes për parregullsi në aplikim.

    Bazuar në LPP ne kemi dorëzuar kërkesën për ri-shqyrtim dhe se vepruar konform hapave
    në E=prokurim,por si duket ka pasur probleme teknike në Esistem dhe nuk na janë
    plotësuar të dhënat e Kompanisë, andaj AK ka shfrytëzuar këtë zbrazëtirë si “arsyetim” për
    mos shqyrtim të pretendimeve tona
    “, thuhet në ankesën që është në shqyrtim.

    Eksperti i OSHP-së, ankesën e kishte vlerësuar si të bazuar.

    Komunës së Prishtinës i ishte rekomanduar që të anulojë njoftimin për dhënie të kontratës dhe ta rikthej lëndën në rivlerësim.

    Menaxheri i kompanisë “King Security” i afërt me LDK-në

    Kompania e cila kishte dal fituese në tenderin e Komunës së Prishtinës, kishte për menaxher ish deputetin e LDK-së , Nuredin Ibishi Leka.

    Ai njihet si ekspert i çështjeve të sigurisë.

    Në vitin 2014 ishte zgjedhur deputet ne Parlamentin e Kosovës. Momentalisht kryen funksionin e menaxherit në Kompaninë e Sigurisë “King Security”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark