×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Raportimi i Kurtit në Kuvend, Tahiri: Ikje spektakulare

    Insajderi
    04 November 2023 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje Kuvendi mbajti një seancë mbi tetë orshe.

    Në këtë seancë pati diskutime të shumta mes pozitës dhe opozitës, pika më e nxehtë në rend të ditës ishte ajo e raportimit të Kryeministrit Albin Kurti për takimin e fundit në Bruksel.

    Pas kësaj ka reaguar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ai raportimin e djeshëm të Kurtit e quajti “ikje spektakulare”.

    “Raportimi i djeshëm i kryeministrit për takimin e Brukselit ishte ikja më spektakulare e Albinit nga përgjegjësia dhe dështimi i tij dyvjeçar në dialog. Ai foli për Shkup e Shkodër, veç për temën që ishte thirrur nuk u përgjigj. Në fakt seanca e djeshme u kthye në një takim politik elektoral të VV-së”, shkroi Tahiri në profilin e tij në Facebook.

    Tahiri shtoi se qytetarët ende presin përgjigje nga Kurti se çka do të fitojë Kosova nga kjo çasje, kur do të largohen sanksionet dhe se si do të bëhet asociacioni.

    “Qytetarët vazhdojnë të presin përgjigje për:

    1. Çka do të fitojë Kosova nga kjo çasje e qeverisë në dialog dhe a do të bëhet dhe si do të bëhet Asociacioni?
    2. Kur do të largohen sanksionet?
    3. Cila është perspektiva e vendit për anëtarësim të shpejtë në NATO?”, përfundoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark