×
Insajderi / Insajderi

Raportohen 149 raste të shkeljes së Ligjit kundër Duhanit

Insajderi
21 March 2023 - 11:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se prej datës 16 mars janë bërë 683 inspektime, duke hasur në 149 raste të shkeljes së Ligjit kundër Duhanit.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka shkruar se “në ditën kur qytetaret shohin vendosmërinë e shtetit, për ta bërë të zbatueshëm një rregull qe bëhet për ta ruajtur shëndetin dhe jetën e tyre ata menjëherë ndryshojnë sjellje dhe e përqafojnë e mirëpresin”.

Ai ka thënë se “duhanpirës dhe joduhanpirës po i shijojnë shërbimet e kafiterive tona pa tym duhani”.

“Do ju dëshmojmë përkushtimin tonë në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit të duhanit me tolerancë zero ndaj shkelësve”, ka thënë ndër tjerash Peci.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark