×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    ​Raportohet për dhunë në familje në Prizren, sekuestrohet një armë

    Insajderi
    01 December 2022 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Prizren ka njoftuar se është raportuar për një rast ‘dhunë në familje’ në rr. ‘Srebrenica’.

    Është identifikuar personi i dyshuar A. P. (82 vjeç), i cili edhe është arrestuar për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë kundër familjareve të tij.

    Gjatë ndërmarrjes së veprimeve të mëtejme ligjore nga ana e hetuesve policorë, respektivisht gjatë intervistimit të të dyshuarit, i njëjti pohon se djali i tij posedon në shtëpi një armë zjarri. Policia ka identifikuar të i dyshuarin T. P. (51 vjeç), i cili më pas shoqërohet në Polici. Të njëjtit i gjendet në posedim dhe më pas i sekuestrohet në cilësi të dëshmisë një armë zjarri – pistoletë me gjashtë fishekë.

    “Me datën 30 nëntor 2022 rreth orës 19:00, në Stacionin Policor Prizren raportohet për një rast ‘dhunë në familje’ në rr. ‘Srebrenica’. Rastit të raportuar në vendin e ngjarjes i përgjigjen njësitë relevante policore, të cilët i ndërmarrin masat e duhura. Identifikohet personi i dyshuar A. P. (82 vjeç), i cili arrestohet për shkak të dyshimit se i njëjti ka ushtruar ‘dhunë’ kundër familjareve të tij. Kundër të dyshuarit është iniciuar procedura penale për veprën penale ‘dhunë në familje’. Lidhur me këtë njoftohet prokurori i Shtetit, me aktvendim me shkrim të të cilit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve të mëtejme ligjore nga ana e hetuesve policorë, respektivisht gjatë intervistimit të të dyshuarit, i njëjti pohon se djali i tij posedon në shtëpi një armë zjarri. Lidhur me këtë informatë dhe pas njoftimit të prokurorit të Shtetit, identifikohet i dyshuari T. P. (51 vjeç), i cili më pas shoqërohet në Polici. Të njëjtit i gjendet në posedim dhe më pas i sekuestrohet në cilësi të dëshmisë një armë zjarri – pistoletë me gjashtë fishekë. Me vendim të prokurorit të Shtetit rasti vazhdon në procedim të rregullt, kurse i dyshuari pas intervistimit lirohet ndërsa kundër tij ngritet kallëzim penal për veprën ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark