×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Raportohet për një shpërthim te “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë

    Insajderi
    20 December 2022 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Derisa ekipi i RTK-së po qëndronte në lagjen “Kroi i Vitakut”, është dëgjuar një shpërthim. Nuk dihet nëse ishte bombë çorientuese apo mjete piroteknike.

    Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, që tash e 11 ditë po kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë e serbë në këtë lagje, menjëherë kanë filluar të kryejnë kërkime, se nga cila shtëpi është hedhur ky mjet shpërthyes.

    Ndërkohë, Policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojnë me orar të zgjatur, pothuajse në të gjitha lagjet e veriut ku jetojnë komunitetet e përziera.

    Madje, ata po shërbehen me gjëra të ndryshme  ushqimore nga banorët shqiptarë të lagjes “Kroi i Vitakut”.

    Ndërsa, përveç Policisë së Kosovës, monitorimi i situatës në veri po bëhet edhe nga ajri.

    Një helikopter për më shumë se 15 minuta ka fluturuar mbi këtë zonë të vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark