×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Raportohet se ka vdekur kreu i Wagnerit, Prigozhin

    Insajderi
    23 August 2023 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia ruse e lajmeve TASS raporton se dhjetë persona kanë vdekur pasi një aeroplan privat u rrëzua në rajonin Tver, në veri të Moskës.

    Bosi i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin besohet se ka qenë në bordin e fluturimit, kanë njoftuar autoritetet ruse, raporton skynews.

    Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko ka shkuar në platformën X (ish-Twitter) se lideri i Wagnerit ishte në aeroplan.

    “Agjencia ruse e aviacionit: Prigozhin ishte në bordin e aeroplanit që u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë. Sipas informacioneve paraprake, 10 persona vdiqën – Ministria ruse e Emergjencave. Ka informacione se mbrojtja ajrore ishte duke punuar në rajonin Tver para rrëzimit të aeroplanit”, ka pohuar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark