×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Raportohet se Mbreti Charles III diagnostifikohet me kancer dhe ka filluar trajtimin

    Insajderi
    05 February 2024 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbreti Charles III është diagnostikuar me kancer dhe ka filluar trajtimin sot, ka bërë të ditur Buckingham Palace.

    Diagnoza vjen pas trajtimit për një prostatë të zmadhuar, megjithëse pallati thotë se ai nuk ka kancer të prostatës. Pallati nuk ka konfirmuar se çfarë lloj kanceri ka monarku 75-vjeçar.

     Një zëdhënës i pallatit thotë: “Madhëria e tij është trajtuar për zmadhimin beninje të prostatës.

    “Pikërisht gjatë kësaj ndërhyrjeje u vu në dukje çështja e veçantë shqetësuese dhe më pas u diagnostikua si një formë kanceri.

    “Kjo gjendje e dytë tani do të marrë trajtimin e duhur”.

    Monarku është këshilluar nga mjekët që të ndalojë çdo detyrë publike, ka raportuar Sky news

    Dje, Mbreti u fotografua duke përshëndetur pasi ai dhe Mbretëresha morën pjesë në një shërbesë kishtare në Sandringham, Norfolk.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark